Tragjedia e 9 janarit familjaret proteste ne Ministrine e Drejtesise

Tirane 9 janar NOA - Shoqata 9 Janari se bashku me shoqaten Iliria Lidhja e Emigranteve Shqiptare kerkojne drejtesi per tragjedine e 7 viteve me pare. Drejtuesit e shoqates protestuan mengjesin e sotem para Ministrise se Drejtesise duke i bere apel drejtuesit te ketij institucioni per te gjetur fajtoret e tragjedise.
Shkoder mos i harro bijte e tu ka qene
parulla qe mbanin te afermit e viktimave te tragjedise. Nje prej te afermve te viktimave Ndoc Bjeshka tha se protesta do te vazhdoje edhe ne bulevardin kryesor ne kryeqytet.
Me 9 janar 2004 humben jeten 28 persona nga rrethi i Shkodres ne brigjet e Karaburunit ne Vlore. 8 prej tyre rezultojne te zhdukur. Viktimat po tentonin te shkonin ne Itali per nje jete me te mire.
VIKTIMAT
Liza Martini 35 vjece
Alfred Lleshi 19 vjec
Paulin Pushimaj 21 vjec
Tom Gjoni 18 vjec
Gezim Fusha 18 vjec
Liza Prenga 37 vjece
Arben Prenga 24 vjec
Rasim Miruku 55 vjec
Besmira Miruku Dibrati 16 vjece
Sadik Doci Rakaj 24 vjec
Gezim Kurtaj 33 vjec
Oltion Jacaj 23 vjec
Ridvan Lumaj 16 vjec
Mark Ndou 18 vjec
Tonin Toka 19 vjec
Marlen Mhillaj 20 vjec
Dritan Hetaj 32 vjec
Agron Markaj 24 vjec
Shpetim Dizdari 34 vjec
TE ZHDUKURIT
Ndue Sanaj 21 vjec
Artan Sagrini 33 vjec
Arian Gjilaj 29 vjec
Marjana Zajeti 18 vjece
Kreshnik Bjeshka 25 vjec
Fahrije Mehemeti Dizdari 34 vjece
Gjin Grizha 19 vjec
Ermira Grizha 16 vjece
a.k/NOA