E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedia e Efron-it shton shtate kile

Aktori hollivudian, Zac Efron, është regjistruar në një klinikë dietetike për të bërë të mundur rikthimin në peshën e tij të zakonshme, zbuluan mediat amerikane rozë.

23-vjeçariut iu desh të shtonte shtatë kilogram, si kërkesë e regjizorit të filmit të tij të ri, por është i vendosur të likujdojë menjëherë dhjamin e padëshiruar, pas përfundimit të regjistrimeve.

Ai ka zgjedhur një program të shpejtë, i cili do ta lejojë të humbë kilet brenda disa javësh, duke konsumuar jo më shumë se 1 800 kalori në ditë. Një mashkull me përmasa normale duhet të djegë 2 500 kalori në ditë për të mbajtur një peshë stabël.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›