E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bardem-Cruz behen prinder

Aktorja Penelope Cruz ka lindur fëmijën e saj të parë, fryt i marrëdhënies me aktorin Javier Bardem.

Cifti spanjoll nuk ka bërë të ditur gjininë e foshnjes.

Penelope Cruz është transferuar në SHBA gjatë Krishtlindjeve për të pritur lindjen e fëmijës.

Cruz (36 vjeç) dhe Bardem (41 vjeç) janë treguar shumë fanatikë në ruajtjen e privatësisë së tyre. Ata janë martuar “fshehtazi” vitin e kaluar në Bahamas, në një ceremoni ku ishin të pranishëm vetëm familjarët e çiftit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›