E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gërdecit, Familjarët e viktimave te Llalla: Heto Mediun

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/"Të fillojë gjyqi ndaj Mediut" TIRANE-Familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit nuk heqin dorë nga kërkesa për të hetuar Fatmir Mediun, aktualisht ministër i Mjedisit, por që në 2008, kur ndodhi shpërthimi tragjik i 15 marsit mbante postin e ministrit të Mbrotjes.

Sot paradite familjarët e viktimave u vendosën para Prokurorisë së Përgjithshme për të protestuar dhe i kërkojnë Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të rifillojë hetimet.

“Kërkesën zyrtare ia kemi dorëzuar kur në detyrë ka qenë Ina Rama. Kemi respektuar afatet ligjore. Prokurori i Përgjithshëm të rifillojë hetimet për Fatmir Mediun pasi tani nuk ka më imunitet”- tha njëri prej familjarëve duke kujtuar se Llalla pas marrjes në detyrë publikisht u zotua se do të merrej me tragjedinë e Gërdecit.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›