E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, qëllohet me levë drejtorii postës, LSI: Të gjenden autorët

SHKODER- “Një incident të patolerueshëm” e ka cilësuar kreu i degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, dhunimin e drejtorit të postës, Shkëlzen Berisha.

Dje pasdite dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me levë pas koke, drejtorin e postës, njëkohësisht eksponenet i LSI-së, në hyrje të pallatit, teksa ngjiste shkallët për në apartamentit të tij.
Në një komunikim me mediat, krei I LSI-së në Shkodër, Edip Shiroka u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin sa më shpjet incidentin e dhunshëm.

“Jemi te indijuar nga ngjarja e ndodhur. Shpresojme që kjo ngjarje të mos ketë prapavijë politike”, është shprehur kreu I LSI në Shkodër.

NGJARJA DJE
Ka mbyllur zyrën, ka përshëndetur disa prej punonjësve që ka parë në korridore dhe është nisur në këmbë për në banesën e vet, as 20 metra larg postës, ku ai ishte drejtor. Shkelzen Berisha, Drejtori i Postës në Shkodër, është ngjitur në katin e dytë të pallatit dhe para se të fuste çelësin për të hapur derën, dy persona kanë zbritur nga një kat më lart, të cilët duket që po e ruanin, e kanë goditur atë me leva në kokë. 53-vjeçari është rrëzuar për tokë, duke mbetur pa ndjenja, ndërsa dy autorët janë larguar menjëherë. Famljarët e tij, të cilët kanë dëgjuar zhurmën, kanë dalë, por kanë parë vetëm 53-vjeçarin Berisha të shtrirë në pllaka e të mbuluar në gjak. Menjëherë ata kanë lajmëruar policinë, si dhe ambulancën, e cila e ka dërguar Berishën në spital, pa ndjenja. Në të njëjtën kohë, në ndihmë i kanë shkuar edhe punonjësit e postës, të cilët, kanë deklaruar se nuk i kanë njohur autorët, por sapo kanë dëgjuar sherrin, janë nisur në drejtim të drejtorit të tyre të shtrirë. Ndërsa u është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë dhe mjekimeve intensive, policia ka nisur kërkimet për autorët, të cilët, deri dje në mbrëmje, nuk ishin identifikuar. Sipas policisë, dyshohet, se në telefonatë e ka nxjerrë atë nga zyra dhe menjëherë është nisur për në shtëpi.
Policia e Shkodrës ka bërë të ditur, se dyshohet që 53-vjeçari të ketë marrë një telefonatë për ndonjë takim, ndërsa autorët i kanë zënë pritë në hyrje, nga ku edhe e kanë qëlluar. Nga ana tjetër, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucioneve perreth, që gjenden përballë godinës së postës, me qëllim për të verifikuar të gjitha lëvizjet e përsonave të ndryshëm gjatë orëve të drekës dhe të pak çasteve para se të ndodhte rrahja e tij. Dyshohet, se autorët janë larguar nga një rrugicë prapa pallatit pas kryerjes së krimit, ndërsa efektivët e policisë kanë marrë në pyetje rojen e godinës së postës, si dhe punonjës të tjerë për të verifikuar levizjet e përsonave, qoftë brenda postës, apo edhe në rrugicën e kësaj godine. Ato janë pyetur gjithashtu, nëse kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të drejtorit Berisha, me ndonjë përson gjatë ditëve te fundit.
Dje në mbrëmje, drejtori Berisha është përmendur dhe mjekët kanë deklaruar se gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar e dëmtimet nuk përbëjnë më rrezik për jetën. Ndërkohë, familjarët e tij, kanë deklaruar për mediat, por edhe në polici, se nuk kanë asnjë konflikt të hapur me ndokënd dhe se nuk kanë asnjë person, tek i cili mund të dyshojnë. Gjithësesi, policia ka deklaruar dje në mbrëmje, se është në ndjekje të autorëve, megjithëse nuk ka deklaruar nëse i ka identifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›