E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gerdecit nis prezantimi i fakteve nga ana e Prokurorise

Ne Shqiperi ka nisur sot paraqitja e fakteve dhe provave permbledhese te Prokurorise ne procesin mbi shperthimin e ndodhur tre vjet me pare ne fabriken e cmontimit te municioneve ne Gerdec ku humben jeten 26 persona dhe te pakten 300 te tjere u plagosen. Ajo qe pritet me interes eshte masa e denimiet qe prokuroret do te kerkojne ndaj 29 te pandehurve mes te cileve drejtuesit e kompanise qe kryente operacionet e cmontimit si dhe funksionaret me te larte te shtabit te pergjithshem te ushtrise shqiptare

Me shume se tre vjet me pare kerpudha e zjarrte qe do te ngrihej mbi fabriken e cmontimit te municioneve ne Gerdec shoi jetet e 26 personave mes te cileve edhe femije plagosi afer 300 te tjera e shkaterroi banesa e shume shtepi te ngritura aty prane. Ishte nje ngjarje qe tronditi mbare opinionin jo vetem per permasat e saj tragjike por edhe per shkak te interesave te shumta financiare qe nderthurreshin rreth asaj fabrike. Per qeverine ajo mbetet nje aksident teknologjik per nje pjese te mire te shtypit dhe opinionit nje afere korrupsioni.

Pas zvarritjesh te shumta te cilat sic vleresohet edhe ne raportet nderkombetare vetem sa kane shtuar mosbesimin ne sistemin gjyqesor shqiptar procesi po shkon drejt fundit ne gjykaten e Tiranes. Sot kater prokuroret e ceshtjes nisen leximin e pretences. Ne banken e te akuzuarve jane 29 persona drejtues te fabrikes zyrtare te ministrise se mbrojtjes dhe kreret me te larte te shtabit te pergjithshem te ushtrise. Asnjeri prej tyre nuk eshte me ne qeli. Tejzgjatja e procesit beri qe prej andej te dilnin edhe drejtori i Meico-s Ylli Pinari njeriu qe drejtoi te gjithe operacionet kontraktuale por edhe pronaret e e drejtuesit e fabrikes si Mihal Delijorgji. Jashte procesit mbeti fale imunitetit parlamentar edhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili nuk u thirr as edhe si deshmitar ndonese familjaret e viktimave e kane akuzuar direkt si nder pergjegjesit kryesore.

Jane te pakten 500 faqe te pergatitura nga prokuroret ku rindertohet e gjithe historia e Gerdecit qe nga zanafilla deri te shperthimi. Ata kane shpjeguar mekanizimin qe i hapi rruge cmontimit te municioneve kushtet sipas tyre plotesisht jashte standarteve ne te cilat punohej atje si dhe perfshirjen vetem formale te kompanise amerikane nen emrin e se ciles ne te vertete gjithshka e realizonte kompania Albademil e Mihal Delijorgjit. Ish drejtori i Meico-s Pinari konsiderohet nga prokuroria si ideatori i gjithshkaje qe do te realizohej me pas me sipermarresin Delijorgji. Te dy keta dhe dy drejtues te tjere te fabrikes ne Gerdec akuzohen per vrasje ne rrethana cilesuese ne bashkepunim ne dem te 26 personave.
Seanca mbi pretencen e prokuroreve do te vazhdoje edhe neser per shkak te dosjes voluminoze te pergatitur prej tyre. Ne fund ata duhet te kerkojne edhe denimet per te 29 te akuzuarit. Pas tyre do te jete radha e mbrojtjes e ne fund do te jete Gjykata qe do te vendose. Por ky nuk do te jete serish fundi i procesit i cili me gjase do te nise nje tjeter odise ne gjykaten e Apelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›