Tragjedia e Gërdecit, pas pak Apeli jep vendimin 600 faqesh

Të tjera rreth shkrimit Nje jave me pare familjaret kerkuan drejtësi Gerdeci ne fokusin e Shqiptarja.com
TIRANE - Pas pak minutash Gjykata e Apelit e Tiranës do të japë vendimin për 29 të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, e cila i mori jetën 26 personave, qindra u plagosën si dhe dhejtra banesa e biznese u dëmtuan. Vendimi do të shpallet sot, rreth orës 15.00, nga treshja gjykuese Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri.
Gazetari i Tv A1 Report informon se kryetari i trupit gjykues do të lexojë vetëm dispozitimin për 29 të pandehurit, pasi vendimi është tepër voluminoz, 600 faqe ç’ka e bën të pamundur leximin e saj në sallën e gjyqit.
Vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë u apelua nga prokuroria, e cila kërkon që të deklarohen fajtorë 28 persona për tragjedinë e 15 marsit të 2008-ës në Gërdec, mes të cilëve edhe shoqëria “Albademil” dhe vetëm për Lavdi Shatron të tërhiqen aktet e gjykimit.
Ndërkohë, të gjithë avokatët e të pandehurve, gjatë shqyrtimit gjyqësor, kanë këmbëngulur për pafajësi si dhe kanë kërkuar rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë, ku pjesa dërrmuese e tyre janë dënuar. Apeli duhej të kishte dalë me një vendim më 4 shkurt, por kreu i trupës gjykuese kërkoi kohë, duke u shprehur se nuk ishte gati, pasi dosja ishte shumë voluminoze.
Në vendimin e gjykatës së Tiranës për procesin ‘Gërdeci’, 10 prej 29 të akuzuarve u shpallen të pafajshëm; për një prej tyre do të rishqyrtohet çështja, ndërsa për 18 të akuzuarit e tjerë u dhanë në total 97 vjet burg.
Sipas vendimit të gjykatës, Dritan Minxholli, ish-përgjegjësi i fabrikës së demontimit të armëve, u dënua me 18 vjet burg; ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari, po me 18 vjet burg ndërsa administratori i fabrikës “Alba-Demil”, Mihal Delijorgji, u dënua me 10 vjet burg, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm nën akuzën e vrasjes; por, Gjykata i dënoi ata për "shpërdorim detyre" dhe "shkatërrim të pronës".
Gjykata e Tiranës dënoi me 10 vite burg Sokol Ngjecin dhe me 6 vjet, ish-Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha.
DENIMET E GJYKAYES SE TIRANES
Ylli Pinari – 18 vjet burg
Sokol Ngjeçi – 10 vjet burg
Dritan Minxholli – 18 vjet burg
Mihal Delijorgji – 10 vjet burg
Ardian Mullahi – I pafajshëm
Shkëlzen Madani, 3 vjet 300 mijë lekë gjobë
Dashnor Çaushi – 3 vjet burg
Armand Tartari – 1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Luan Hoxha – 6 vjet burg
Agim Lala – I pafajshëm
Hilmi Laçaj – 3 vjet
Ndue Marku – 1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Shpëtim Spahiu – 4 vjet burg
Zija Bahja – I pafajshëm
Agim Babameto – I pafajshëm
Rezart Tërshana – I pafajshëm
Besnik Dauti – I pafajshëm
Fatbardh Kuçi – 1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Gëzim Oshafi – 3 vjet burg
Jorgo Mino – 3 vjet burg
Denis Hajdari – 1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Fari Toska – 3 vjet burg
Zenun Fero – 3 vjet burg
Hysni Çoçka – 3 vjet burg
Adriatik Mema – I pafajshëm
Juliana Margariti – E pafajshme
Lavdi Shatro – Kalimin e akteve në Prokurori
Fiqiret Mato – I pafajshëm
ALBADEMIL shpk – 25 milionë lekë gjobë
Afro 5 vite nga 15 mars 2008, i shpërthimit në fabrikën e demontimit të municioneve ende kjo dosje mbetet e hapur për drejtësinë shqiptare. Gjykata e Shkallës së Parë gjatë dhënies së vendimit i klasifikoi pasojat e ngjarjes si vdekje për shkak të shklejes së rregullave të sigurisë në në punë dhe jo si vrasje, siç e kërkoi prokuroria dhe këtë e kërkojnë dhe familjarët. Një javë më parë ( një ditë nga data kur gjyqtarët kishin deklaruar se do të shpallin vendimin, por më pas kërkuan kohë) familjarët nëpërmjet një letre të hapur i kërkuan gjykatës të vinte drejtësi duke klasifikuar akuzën e vrasjes.
"Kemi 5 vjet që gjendemi përpara faktit gati të kryer. Ndërkohë jetë të tjera kanë humbur për shkak të dhimbjes së krijuar. Ju kujtojmë tragjedinë e familjes Osmani, ku së fundmi vrau veten dhe Tushja e cila la pas një mbesë vetëm 5 vjeç. Aq sa vitet që ne presim për drejtësi.
Ju kujtojmë se jo vetëm kronika e vdekjeve në Gërdec ka qënë e paralajmëruar, por dhe lehtësia e dënimeve të fajtorëve duket se është e paralajmëruar. Jetët tona ishin të pavlera nëse shihen kushtet e sigurimit të shëndetit e të jetës që nuk respektoheshin, por dhe drejtësia për humbjen e tyre nuk duket se ka patur fat më të mirë.
Nëse këto ngjarje do të kishin ndodhur në SHBA, ku dhe u dënua Efraim Diveroli thjesht për mos respektim të rregullave të detyrueshme të një shteti tjetër, dënimi do të ishte maksimal. Sistemi atje njeh mundësinë e vlerësimit të dhimbjes nga një trup gjykues popullor. Këtu ky sistem nuk ekziston, por është e qartë nga ana tjetër se opinioni publik është në anën tonë në këtë luftë me të drejtën. Për një gjykatë popullore dënimi do të ishte maksimal. Gjykata e Apelit duhet ta marrë në konsideratë ndjeshmërinë sociale lidhur me këtë tragjedi, që përbën dhe një nga funksionet e drejtësivënies e të respektimit të ligjit. "- shkruanin në letrën e tyre familjarët e viktimave.
Redaksiaonline
(s.g/shqiptarjaonline.com)