E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Karaburunit arrestohet bashkepunetori

Policia e Shkodrës ka arrestuar të shumëkërkuarin Zef Marku i cili akuzohet për veprën penale të trafikimit të qënieve njerëzore.

Arrestimi i tij u bë i mundur në sajë të operacionit të koduar “Fillim Shkurti ” teksa ndodhej në shtëpinë e tij . 52 vjecari nga qyteti i Shkodrës ishte dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së pare të Vlorës me 25 vjet burg për tragjedine e 9 janarit 2004 ne Karaburun ku kanë gjetur vdekjen 20 shtetas dhe 8 tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në momentet e arrestimit 52 vjecari nuk ka shfaqur rezistencë. Ky shtetas mësohet se para disa kohësh ishte kthyer nga Italia.

Ai akuzohet si njëri nga bashkëpunëtoret e trafikut ku humbën jeten 28 vete në ujërat e Karaburunit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›