Berluskoni nostalgjik Ne Europe nuk ka me lidere si dikur

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni është shprehur se i mungojnë liderë europianë si ish presidenti francez Fransua Miteron dhe kancelari gjerman Helmut Kol.
Sipas tij liderët aktualë janë të gjithë burokratë dhe pa karizëm.
"Sot nuk ka më liderë në Europë si Miteran dhe Kol. Eshtë një humbje për Europën që nuk ka në këshillin e saj emra si Toni Bler, Aznar, Shirak dhe Shrëder. Tashmë në Europë ka shumë burokratë që mbërrijnë në këshill, hapin dosjet e tyre dhe lexojnë dokumente që përgatiten nga të tjerët.
Ditë më parë gjykata e Milanos kishte vendosur që Berluskoni duhet të paraqitet në seancat e procesit ndaj kompanisë së tij Mediaset. Ndërsa ish kryeministri kishte kërkuar mundësinë për të zhvilluar fushatën elektorale duke mos qenë i pranishëm në gjykatë.
"Si anëtarë të partisë së lirisë ne mendojmë se vendimi i gjykatës së apelit të Milanos, është një fatkeqësi. Ata duan të ndalojnë liderin e kësaj partie që të zhvillojë një fushatë elektroale.
Por reagimi i Berluskonit ka qenë dhe më i ashpër.
"Vetëm për t’ju treguar se sa do të ndikojë ky vendim në fushatën time elektorale, se sa e vuaj këtë situatë dhe sa para po shpenzohen kot në këto procese qesharake. Ky ëshët programi im elektoral, dhe cdo ditë unë jam në një qytet ndryshe. Ndërsa këto të nënvizuara me të verdhë janë ditët që më duhet të paraqitem në gjykatë.
Gjykatësit milanezë kishin refuzuar kërkesën e avokatëve të Berluskonit për pezullimin e seancës gjyqësore gjatë kohës së fushatës elektorale. Gjithësesi vendimi do të jepet pas daljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 24 – 25 shkurtit.