E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Otrantos, denoncim ne Hage

Ornela Hila

Tragjedia e Otrantos dje ka shenuar 11-vjetorin e saj, ndersa gjurmet e se vertetes mbeten mister. Me 28 mars te vitit 1997, ne fund te detit Adriatik perfunduan 81 viktima, gra, burra e te mitur. Prej tyre u gjeten vetem 57 trupa, ndersa 24 rezultojne te humbur, kurse ceshtja gjyqesore sorollatet nga drejtesia italiane ne ate shqiptare. Ata qe ngrene zerin 11 vjet pas gjemes ne vitin e mbrapshte, jane te afermit e viktimave, qe paralajmerojne se do t'i shkojne deri ne fund ceshtjes, madje deri ne Gjykaten e Hages. Nje prej mjeteve lundruese luftarake italiane u dyshua se goditi anijen e vogel, duke e fundosur ne mes te detit.

Ngjarja

Me 28 mars te vitit 1997, rreth 115 shqiptare emigrante jane imbarkuar ne anijen "Katri i Rades". Rreth ores 15:00, mjeti lundrues ka ngritur spirancen dhe i eshte drejtuar brigjeve italiane. Pas rreth 5 oresh lundrim ne det, kane mberritur ne kanalin e Otrantos, aty ku dhe u "gatua" tragjedia. Ishte ora 19:50 kur gjithcka mori fund.

Nje goditje e anijes luftarake italiane "Sibila", ka tronditur anijen "Katri i Rades". Dhjetera endrra te ndara ne mes, duke u perpelitur per ore te tera ne detin e ftohte te marsit, gra e femije qe nuk paten mundesi te mbijetonin. Dhe bilanci i tragjedise ishte i rende, 57 viktima, 24 te humbur dhe 34 te mbijetuar. Pas tragjedise, 81 familje filluan te kerkonin te drejten per te afermit e tyre, duke u sorollatur sallave te gjyqeve. Duke kerkuar me te gjitha menyrat zgjidhje dhe ende per kujtimin e te afermve, por edhe pas 11 vjetesh, nuk po gjen ende zgjidhje enigma e Otrantos. Si cdo vit, edhe ne kete 11-vjetor, u hodhen lule ne det dhe u perloten familjare. U vizitua vendi nga u nis anija e vdekjes, ndersa pergjigjet per apelimin e ceshtjes, zgjidhjes se mundshme dhe drejtesise qe kerkojne familjaret, ende nuk i eshte dhene nje zgjidhje. Ata gjithmone vazhdojne te presin nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane, nje pergjigje te pyetjeve te tyre dhe te marrin ate qe ne fund te fundit u ka mbetur. Pushime Cala, nje prej familjareve te viktimave, thote se per ta nuk kane kaluar 11 vjet, por 11 dite, ndersa vijojne te presin drejtesine.

Procesi gjyqesor

Menjehere pas tragjedise ne kanalin e Otrantos nisi procesi gjyqesor ne Brindisi dhe nen akuze ishte marina italiane. Pa mbaruar ende gjykimi ne shkallen e pare, Parlamenti italian akordon nje sasi te konsiderueshme parash per familjet e viktimave, fond ky qe asnjehere nuk u dha i plote per pjesen me te madhe te tyre.

Avokatja e caktuar nga shteti i shqiptar per ndjekjen e ceshtjes qe po hetohej nga drejtesia shqiptare, ishte Natasha Shehu. Rezultati i gjykimit e ndau fajin ne dy pjese, ne masen 40% pergjegjesia i kaloi kapitenit te anijes, Namik Xhaferi, i cili u denua me 4 vjet heqje lirie, dhe pjesa tjeter e anijes ushtarake "Sibila", prej nga u denua me tre vjet heqje lirie kapiteni i saj, Laudadio Fabrizio. Pas zvarritjeve te procesit, nje pjese e familjareve ka paditur avokaten e ceshtjes, Natasha Shehu, si dhe bashkeshortin e saj, Cosimo Arghettari. Por, ka edhe nga ata familjare, te cilet kerkojne qe ceshtja te dergohet ne Hage, duke kerkuar drejtesi nepermjet deshmitareve qe jane ende gjalle. Madje letra te shumta u jane derguar krereve te shtetit ku kerkohet ndihme per zgjidhjen e ceshtjes, pasi eshte abuzuar me nje pjese te fondeve te dhena per familjet e viktimave. Gjyqi ka perfunduar pas nje numri te madh seancash dhe te afermit e prekur nga tragjedia kundershtuan masen e dhene ne fund te procesit. Diten e djeshme ata kane rikujtuar se kerkojne vendosjen e drejtesise per ate qe e cilesojne "masakren" e Otrantos.

Letrat krereve te shtetit

Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve ka mbeshtetur familjaret e viktimave te tragjedise, duke u bere thirrje organeve kompetente, ne menyre te vecante prokurorise dhe gjykates shqiptare, per te vene perpara pergjegjesise te gjithe ata njerez, qe kane kryer abuzime morale e ligjore. Iniciativa eshte bere publike me 9 tetor te vitit 2006.

Familjaret ankohen per keqtrajtime, per kercenime nga me te ndryshmet, ndersa ne tetor u caktuar apelimi dhe gjykimi i tragjedise se Otrantos, ende nuk eshte marre nje zgjidhje e pranueshme nga palet.

Xhavara: Ja si na vrau "Sibila" italiane

Ne pamundesi per te derguar zyrtarisht padine, Viron Xhavara, nje nga te mbijetuarit e tragjedise, denoncoi publikisht dhe i shkroi njekohesisht Gjykates se Hages. Objekti ishte, "Per vrasjen me dashje te rreth 120 shqiptareve ne kanalin e Otrantos nga Marina Italiane me 28 mars 1997". Sipas tij, ne kete tragjedi humben jeten shume gra dhe rreth 40 femije, nga mosha 1 muajsh deri ne 12 vjec. "Une ne kete tragjedi humba gruan Mimoza dhe tre femijet, Kamela, Gerard e Majlinda Xhavara. Si i mbijetuar, po ju dergoj publikisht deshmine time reale si fregata e Marines Italiane "Sibila", mbyti ne det 120 shqiptare, qe ndodheshin ne anijen "Kateri i Rades", ne ujerat internacionale midis Italise dhe Shqiperise", shkruhet ne kete leter publike te nje viti me pare. Ai ka treguar gjithashtu se plani per mbytjen e anijes shqiptare ka nisur pas ishullit te Sazanit, ku shfaqet fregata "Zaffira", e me pas "Sibila", ku te dyja tentuan te mbytnin anijen tone duke krijuar vorbulla, ose dallge afer saj. "Pas dy oresh perpjekjesh, fregata "Sibila", ne oren 19:00 vjen prapa nesh dhe na godet dy here njekohesisht dhe me pas i hipen siper, cka solli fundosjen e saj dhe shume gra e femije qe ishin ne dhomat e anijes sone shkuan ne thellesine 800 m", thuhet me tej ne leter. Xhavara argumenton se vrasja ndodhi ne ujerat nderkombetare, "ndaj une kerkoj gjykim nga kjo gjykate, sepse ky krim eshte nje krim i rende i paster kunder njerezimit", perfundon letra e Viron Xhavares.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›