Tragjedia e Tisas, Berisha ngushëllon Thaçin

Tiranë, 25 Tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për humbjen e jetëve njerëzore në tragjedinë e Lumit Tisa.
Në këtë mesazh Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e tij dhe të qeverisë shqiptare duke u shprehur:
Vdekja tragjike e jetëve të një numri qytetarësh të Kosovës në Lumin Tisa ishte një lajm shokues për mua dhe për qeverinë shqiptare.
Me këtë rast, - vijon mesazhi, - unë ju shpreh familjarëve të viktimave, ju, qeverisë së Kosovës dhe mbarë popullit të Kosovës ngushëllimet më të sinqerta, simpatinë dhe solidaritetin njerëzor më të thellë.
Unë lutem që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të hidhur të gjejnë paqen e merituar dhe familjarët e tyre të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë, - përfundon mesazhi i kryeministrit Sali Berisha.
e.r/NOA