E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e anjies Challenger kujtohet me dhimbje edhe pas 25 vjetesh

do vit ne janar Agjencia Amerikane e Hapesires NASA zhvillon nje dite perkujtimore per te nderuar ata qe humben jeten ne kerkim te mistereve te universit. Ky vit shenon edhe 25 vjetorin e shperthimit ne hapesire te anijes Challenger nje ngjarje qe tronditi vendin dhe ndryshoi programin amerikan te hapesires

Anija Challenger u shkeput nga Toka nen nje qiell te kthjellet me 28 janar 1986. Por 73 sekonda me pas ndodhi katastrofa

Korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flakus ishte atje. Nisja thote ai ishte krejt pa probleme.

Pastaj pashe shkeputjen kur dy raketat moren anash dhe u shfaq nje re tymi e filluan te bien copa. Kisha pare plot nisje anijesh kurre nuk e kisha pare nje gje te tille. Mendova Ndoshta ngaqe sot eshte dite teper e kthjellet po shoh gjera qe normalisht nuk do ti kisha pare.  Por me pas degjuam nje njoftim nga nje zyrtar i kontakteve publike te NASA-s qe thoshte Kemi te bejme me nje defekt te madh. Keto fjale shkaktuan reagim te forte sikur dikush te me kishte goditur me grusht ne stomak.

Vdekja e ekuipazhit me 7 anetare i zhyti amerikanet dhe presidentin ne pikellim

Nuk do ti harrojme kurre nuk do te harrojme momentin e fundit kur i pame ne mengjes ne pergatitje per udhetim kur na pershendeten dhe me pas u larguan nga kjo bote per te prekur fytyren e Perendise.

Se bashku me austronatet ishte edhe nje qytetare e thjeshte Christa McAuliffe e cila ishte zgjedhur si e para mesuese ne hapesire. Nxenes shkollash ne te gjithe vendin pane shpalosjen e tragjedise ne hapesire.

Valerie Neal eshte kuratore e ekspozites per fluturimet ne hapesire ne Muzeun Kombetar te Hapesires dhe Aeronautikes ne Uashington. Ajo thote se nga mesi i viteve 1980 publiku mendonte se leshimi i anijeve ne hapesire ishte dicka e zakonshme.

Anija kishte bere 24 udhetime pa probleme madhore. Keto fluturime filluan te duken si dicka rutine dhe njerezit nuk po u kushtonin me vemendjen e dikurshme. Por keto jane gjithmone sipermarrje shume te rrezikshme.

Menjehere pas aksidentit NASA hapi nje zyre te re per sigurine dhe mori edhe hapa te tjere

E para dhe me e rendesishmja mendoj une ishte projektimi i nje sistemi me cilesor per leshimin e anijes ne menyre qe te mos kishte perseritje te tjera te te njejtit problem teknik qe shkaktoi tragjedine.

Challenger nuk ishte tragjedia e paret e NASA-s por as e fundit.

Me 27 janar 1967 tre astronaute ne misionin Apollo 1 vdiqen nga nje zjarr i furishem ne platformen e leshimit.

Me 1 shkurt 2003 anija hapsinore Columbia u shperbe duke vrare 7 astronaute ne bord.

Duke pasur parasysh gjithe keto humbje tragjike zonja Neal thote se eshte e mahnitur nga vitaliteti i programit te hapesires.

shte shume e veshtire ta thuash qe tragjedia eshte cmimi qe paguajme per zbulimet por shpesh here eshte pasoje e eksplorimeve. Por fakti qe programi hapsinor nuk u mbyll pas kesaj fakti qe nuk hoqem dore me justifikimin qe nje gje e tille eshte teper e rrezikshme dhe nuk duhet bere me mendoj eshte nje merite e vecante e popullit dhe shpirtit amerikan.

Anija tjeter hapsinore do te leshohet ne fund te shkurtit. Nisja e anijes Discovery eshte shtyre disa heret gjate muajve te fundit per rishikim te projektit dhe riparime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›