E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi hiqen me force tendat e protesuesve

Policia tuniziane shkatërroi një kamp protestuesish në kryeqytet, duke shpresuar që t’i japë fund javëve të mbushura me protesta.

Në lajmin e raportuar prej mediave ndërkombëtare mësohet se disa qindra qytetarë kishin vendosur tenda përpara selive Ministrore, për të protestuar atje 24 orë me radhë.

Policia ndërhyri duke prishur tendat dhe duke i kërkuar qytetarëve të ktheheshin në shtëpi. Në zonë u vendosën tela me gjemba.

Protestat vazhdojnë në Tunizi për të bërë të mundur largimin e çdo figure të partisë së presidentit Ben Ali nga jeta politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›