E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, gazi vret 30-vjecaren

Nje grua nga rrethi i Shkodres, nene e dy femijeve, gjeti vdekjen mengjesin e djeshem, si pasoje e asfiksise qe mendohet te jete shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Liza Lugina, 30 vjece, eshte gjetur e vdekur nga familjaret ne banesen e saj, ne fshatin Shtoj te Shkodres, ndersa tragjedia ka kursyer pese te aferm te saj. Bashkeshorti i viktimes, 33-vjecari Gezim Lugina, femijet Fatjoni, 3 vjec, dhe Fatjona, 8-vjecare, se bashku me motren dhe vellane e Lizes, Shkurten, 14-vjecare dhe Kolen, 18-vjecar, ndodhen te shtruar ne spitalin rajonal te Shkodres. Sipas mjekeve, dy te miturit jane ne gjendje te rende, ndersa te rriturit jane jashte rrezikut per jeten.
Familja Lugina kremtoi mbremjen, duke u gdhire dita e djeshme, nje feste fetare te besimit katolik, Shenjonin, deri ne oret e mesnates. Mengjesi i djeshem ka zbuluar tragjedine. Rrjedhja e gazit nga nje tub, qe lidhte bombolen me reflektorin, ka bere qe 30-vjecarja te humbe jeten ne gjume, pa e ndjere. Gezim Lugina, bashkeshorti i Lizes se vdekur, duke qene nen kujdesin e mjekeve ne Spitalin Rajonal te Shkodres, tregon per ATSH-ne gjithcka kishte ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›