E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia gjendja e te plagosurve. 2 ne Janine

41 te plagosurit e aksidentit te nates se mbremshme ne Fratar te Fierit jane shperndare neper spitalet rajonale te jugut per te marre sherbimin e specializuar. Keshtu Eduard Premci 29 vjec nga Lushnja dhe Petro Vangjeli 61 vjec nga Saranda jane nisur drejt spitalit te Janines nga ku behet e ditur se 61 vjecari vangjeli eshte jashte rrezikut per jeten ndersa 29 vjecari Premci eshte ne gjendje kritike.

Ne spitalin rajonal Omer Nishani ne Gjirokaster jane 6 te plagosur te tjere te gjithe jashte rrezikut per jeten te cilet jane Burbuqe Guma Majlinda Syziu Irini Boci Vjollca Boci Daniela Papadhaqi dhe Mariglena Guma.

Ne spitalin rajonal te Durresit kane mberritur 2 vellezer Robert dhe Bledar Bokia perkatesisht 7 dhe 8 vjec te cilet pasi kane marre ndihmen mjeksore dhe iu jane nenshtruar te gjitha ekzaminimeve jane larguar nga spitali.

Ne Spitalin Ushtarak te Tiranes jane Sefije Boksiu 30 vjec dhe Luan Cela 22 vjec jashte rrezikut per jeten. Gjithashtu ne spitalin rajonal te Tepelenes dhe ate te Fierit po trajtohen pjesa tjeter e te lenduarve te ketij aksidenti tragjik ku mbeten te vdekur 9 persona.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›