E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Allias, policia afër zbardhjes së shkaqeve

Fakte të reja dalin në dritë nga tragjedia e mesditës të së premtes në lagjen “Selaudin Zorba” të Alliasit në Tiranë, ku në familjen Gjoni mbetën të vrarë tre persona mes tyre dhe një 13 –vjeçar. Falë dëshmive dhe provave materiale, policia ka mundur të rindërtojë skenën e ngjarjes, ku 40-vjeçari Petrit Zaimi vrau me pistoletë vjehrrin dhe djalin e tij, plagosi vjehrrën e më pas u vetëvra. Plot një karikator pistolete me 7 plumba është derdhur në familjen Gjoni. Qëllimi i tij, sipas hetuesve, ka qenë eleminimi i prindërve të bashkëshortes. Djalin 13-vjeçar e ka vrarë padashje, teksa ai është hedhur për të mbrojtur gjyshen kur babai i tij i kishte drejtuar armën, pasi kishte vrarë më parë gjyshin e tij 79–vjeçar. Sipas hetuesve, Zaimi kishte mbërritur në Tiranë një ditë më parë. Ai ishte nisur nga Greqia ku jetonte si emigrant, pa dijeninë e bashkëshortes së tij. Një çështje e pazgjidhur me vjehrrin, e cila mbetet ende enimgë, ka qenë shkaku i masakrës. Diçka që duket se 40-vjeçari e kishte paramenduar, pasi kishte shkuar në drekën e familjes Gjoni, i armatosur. Fillimisht u fol se në qendër të kësaj tragjedie qendronte një debat mbi divorcin. Por zyrtarisht nuk ka ende një version zyrtar mbi motivet. Ato mund t’i sqarojë e vetmja e mbijetuar e kësaj masakre, Nadire Gjoni, nëse ajo do të mundë t’u shpëtojë plagëve të marra. E moshuara po kurohet në Qendrën Spitalore Nënë Tereza dhe ndodhet ende në gjendje kritike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›