E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Durrësit, shirat vonojnë pushuesit

Rëra në plazhet e Durrësit vazhdon të jetë e pashkelur nga pushuesit. Muaji korrik ka nisur me ulje temperaturash dhe vranësira. Sipas burimeve në 80 hotele dhe motele, që shtrihen në 3.4 km vijë bregdetare janë anuluar ose shtyrë për më vonë, mbi 2 000 prenontime. Puna ka rënë jo vetëm në plazhin tradicional të Durrësit nga “Teuta” e deri në “Iliria” me sipërfaqje prej 17 hektarësh, por edhe në plazhet e vogla më në veri të qytetit. Sidoqoftë në ditët në vijim temperaturat e larta pritet të pushtojnë të gjithë Shqipërinë, ku operatorët turistikë privatë, mund të kompensojnë shumë shpejt këtë dëm, duke nisur nga shtimi i numrit të prenotimeve. Sipas gjasave deri në fund të gushtit, nëse moti është i favorshëm, të 80 hotelet bregdetare me një total prej 2 400 shtretërish do të shfrytëzohen në 100% të kapacitetit të tyre, ndërsa numri i turistëve pritet të arrijë kuotën rekord të 500 mijë pushuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›