E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Lezhë nuk ka fund, djali vret babain për të marrë hakun e të vëllait dhe nënës

Një ngjarje tragjike e nisur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ka përfunduar mesditën e sotme me vrasjen e Mark Çupit, 62 vjeç.

Ky i fundit është qëlluar me armë gjatë ditës së sotme dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Burime pranë policisë bëjnë me dije se dyshojnë që ai të jetë vrarë nga i biri, i cili ka marrë hak për të jëmën dhe vëllanë.

Viktima kishte qëlluar mbrëmjen e djeshme gruan dhe djalin e vet, Marte Çupi 53-vjeçe dhe Astrit Çupi 27-vjeç, duke i plagosur, çka ka bërë që djali tjetër të hakmerret ndaj të jatit.

Policia bëri me dije se tashmë ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›