E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e fatorinos, babai merr përgjegjësinë e krimit, dyshohet se po mbron të birin

Julian Çuni

Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim katër persona për vrasjen e fatorinos 17 vjeçar, Julian Çuni, njëri prej tyre, 53 vjeçari Sulejman Morina është vetëdorëzuar në polici. Madje ai ka marrë përsipër krimin, duke shfajësuar të tjerët.

Por sipas Panorama, policia dyshon se ai po mbron të birin e tij, që dyshohet se ka qenë autori i krimit.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë qenë dy të rinjtë që kanë qëlluar fatorinon.

Katër personat e shpallur në kërkim nga policia janë me origjinë nga Kukësi dhe jetojnë në Shënavlash të Durrësit.

Pas vetëdorëzimit në Sulejman Morinës, 53 vjeç, në kërkim janë edhe Hasan Morina, 59 vjeç, Klodian Morina, 30 vjeç dhe Behar Morina, 19 vjeç, që është edhe djali i të vetëdorëzuarit.

Ngjaja e rëndë ndodhi në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë. Personat e shpallur në kërkim kishin hipur në një furgon për të shkuar në Durrës. Aty janë grindur me fatorinon, duke e qëlluar me thikë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›