E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Maldive, gjenden trupat e 4 zhytësve italianë

Ministria e Jashtme italiane ka konfirmuar këtë të hënë (18 maj) se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë bërë të mundur gjetjen e trupave të katër zhytësve italianë, të zhdukur në një shpellë të thellë nënujore në Maldive më 14 maj.

Kërkimet rifilluan ditën e sotme, pasi u ndërprenë nga vdekja e një zhytësi ushtarak vendas gjatë një misioni të rrezikshëm për gjetjen e trupave.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Italisë, zhytësit italianë besohet se kanë humbur jetën ndërsa eksploronin një shpellë në një thellësi prej rreth 50 metrash. Kufiri për zhytje amatore në Maldive është 30 metra.

Trupi i anëtarit të pestë të grupit, Gianluca Benedetti u gjet ditën e premte (15 maj) nga një ekip zhytësish të specializuar.

Trupat e zhytësve italianë (Monica Montefalcone, vajzës së saj Giorgia Sommacal, Muriel Oddenino dhe Federico Gualtieri) u gjetën brenda një shpelle, në një thellësi prej rreth 50 metrash në zonën e Atollit Vaavu, nga një ekip i përbashkët zhytësish të specializuar finlandezë dhe maldivianë, sipas autoriteteve lokale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›