E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot lamtumirën nënës dhe dy fëmijëve që humbën jetën nga zjarri

Shkodra i jep sot lamtumirën e fundit Bleona Çelajt dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin që përfshiu banesën e tyre në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë.

Bleona Çelaj, 24 vjeçe, së bashku me fëmijët e saj, 3 dhe 1 vjeç, do të përcillen sot për në banesën e fundit. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa varrimi do të mbahet në varrezat e Domnit.

Familjarët do të presin ngushëllime në zonën “Shpëtimi” në Golem, ndërsa vizitat e ngushëllimit do të vijojnë për tre ditë.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Shkaqet e zjarrit vijojnë të jenë objekt hetimi nga autoritetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›