E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Tiranë, kush është 35-vjeçari që i vuri zjarrin banesës së bashkëjetueses, vjehrri dhe vjehrra humbën jetën nga flakët

Ismete dhe Agim Ziu, 65 dhe 68 vjeç janë çifti i të moshuarve që humbën jetën pasi banesa e tyre sociale në Shkozë u përfshi nga flakët. Për ngjarjen është arrestuar dhëndri i tyre, 35-vjeçari Astrit Idrizi, i dyshuar si autor i zjarrvënies.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertët kriminalistë dhe specialistët e zjarrvënieve, 35-vjeçari u identifikua si i dyshuari për zjarrvënien dhe u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave dhe mbledhjen e provave ligjore për këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›