Tragjedia në Tisa, Berisha mesazh Thaçit

Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për humbjen e jetëve njerëzore në tragjedinë e Lumit Tisa.
Në këtë mesazh Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e tij dhe të qeverisë shqiptare duke u shprehur se vdekja tragjike e jetëve të një numri qytetarësh të Kosovës në Lumin Tisa ishte një lajm shokues për të dhe për qeverinë shqiptare. "Me këtë rast unë ju shpreh familjarëve të viktimave, ju, qeverisë së Kosovës dhe mbarë popullit të Kosovës ngushëllimet më të sinqerta, simpatinë dhe solidaritetin njerëzor më të thellë "thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Më tej Berisha thekson se do të lutet që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të hidhur të gjejnë paqen e merituar dhe familjarët e tyre të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë.