Topi mesazh ngushëllimi Sejdiut për personat e mbytur
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, për ngjarjen tragjike në lumin Tisa ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë.
Në mesazhin e tij z.Topi shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë. "Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t'ju përcjell ju si Kryetar i Shtetit të Kosovës dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë" vijon mesazhi i Presidentit Topi.
Sipas njoftimeve zyrtare, rreth 15 kosovarë janë mbytur në lumin Tisa, mes 14-16 tetorit. Ministria e Jashtme e Kosovës në një deklaratë, pas njoftimeve lidhur me ngjarjen në Lumin Tisa, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, është shprehur se ngjarja vazhdon të mbetet ende e pasqaruar. Dyshohet se grupi i qytetarëve nga Kosova janë zhdukur ndërsa tentonin të kalonin ilegalisht kufirin.