E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia rrugore, shkon në 14 numri i të vdekurve në aksident

Raportim nga NOA, minutë pas minute nga vendngjarja dhe Tirana - Përditësimi i fundit, 17 Korrik 2010, 23.04'

SHIKONI FOTOT TE GALERIA

23.04 - Policia e Shtetit flet zyrtarisht mbi tragjedinë rrugore dhe hetimet mbi shkaqet

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku Policia e Shtetit doli pak çaste më parë me një tjetër deklaratë, duke u ndalur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, ku ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 30 metra poshtë, një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrës- Durrës.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e daljes nga rruga të këtij mjeti kanë humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe dy shtetase, përkatësisht Marie Prenga, rreth 60 vjeçe dhe Elona Mustafa, rreth 12 vjeçe, - konfirmoi policia.

Krahas veprimeve të kryera për dhënien e ndihmës dhe transportimin e të dëmtuarve, nga strukturat e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit rezulton se:

- shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara,

- lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar,

- drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim.

Grupi hetimor është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për drejtuesin e mjetit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij në momentin e drejtimit të mjetit.

Po ashtu pritet të merren në pyetje dhe të dëmtuarit nga ky aksident (me përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore), dëshmitë e të cilëve do të hedhin dritë mbi rrethanat e ndodhjes së aksidentit.

Në përfundim të veprimeve të kryera grupi hetimor do të bëjë dhe zbardhjen përfundimtare të shkakut dhe të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Trupat e pajetë të 11 viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë janë transportuar në morgun e qytetit të Pukës. Ndërkohë që në morgun e qytetit të Tiranës gjenden trupat e pajetë të 3 shtetasve të tjerë.

Aktualisht po marrin ndihmën e kualifikuar mjekësore pranë Spitalit Ushtarak 10 të dëmtuar nga ky aksident i rëndë, ndërkohë që 2 shtetas të tjerë po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit të Shkodrës, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

r.b/NOA

23.02 Zv/Drejtori i Ushtarakut: Gjendja aktuale e të plagosurve

Në Spitalin Ushtarak gjenden aktualisht 10 të plagosur nga tragjedia rrugore e pasdites së sotme. Në fakt, sikundër tha nëndrejtori i Spitalit Ushtarak, Sami Koçeku, në drejtim të Spitalit Ushtarak janë dërguar 13 persona.

Nga këta 13 vetë, tre vete fatkeqeissht kanë vdekur, dy gjatë rrugës, ndërsa një pacient tjetër ka ndërruar jetë në spital, - u shpreh dr. Koçeku.

Ndërkohë, mjeku specialist ka folur dhe për gjendjen aktuale të të plagosurve, duke rritur shpresat se që të dhjetë do ta kalojnë rrezikun për jetën.

Janë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të cilët po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Njëri prej fëmijëve ka dëmtime në sistemin pulmonar, ne pulmonin e majte, ndërsa tjetri në kokë dhe në gjoks, tha dr. Koçeku.

Mjeku ka folur dhe për të plagosurit e tjerë që pohoi se paraqesin plagë të shkallëve të ndryshme nga aksidenti, duke pësuar fraktura në kokë dhe pjesë të trupit.

22.56 - Lista me të plagosurit që ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës

Mirsad Musta 4 vjeç

Sara Pali 6 vjeçe

Xhesika Pali 7 vjeçe

Armando Musta 8 vjeç

Ersiton Peraj 9 vjeç

Artida Prenga 30 vjeçe

Gjon Marku 40 vjeç

Pjerin Kola 45 vjeç

Flora Pera 47 vjeçe

Dona Mustafa 60 vjeç

22.21 - Qeveria shpall të dielën, ditë zie pas aksidentit automobilistik në Fushë-Arrëz (I plotë)

Zëdhënësja e Kryeministri Erla Mëhilli, njoftoi sot në një konferencë për shtyp, vendimin për shpalljen e ditës së diele si ditë zie.

Gjatë deklaratës për shtyp zëdhënësja tha se në aksidentin e rëndë tragjik që ndodhi sot pasdite me autobusin e linjës së Fushë-Arrëzit, kanë humbur jetën fëmijë, burra e gra, 13 qytetar si dhe u plagosën 15 të tjerë.

Kjo është një zi e rëndë për familjet e viktimave, qytetarët e Fushë-Arrëzit, Pukës dhe mbarë Shqipërisë. Qeveria dhe mbarë Shqipëria ndajnë dhimbjen, pikëllimin dhe zinë me familjet e viktimave dhe të afërmit e tyre. Qeveria vendos të shpallë ditën e diele, datë 18 korrik 2010 ditë zie, si dhe të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit të viktimave. Zija do të shoqërohet me një minutë heshtje, si dhe me vendosjen e flamujve në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore, - theksoi Mëhilli.

21.48 - QSUT, mbledhje urgjente për tragjedinë rrugore

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës, Nënë Tereza, ka zhvilluar një mbledhje urgjente për marrjen e masave për pritjen e pacientëve, viktima të ngjarjes tragjike të rënies në humnerë të autobusit.

Drejtoria e QSUT-së ka mbledhur stafin e Imazherisë, Laboratorit dhe Farmacisë së Spitalit, në mënyrë që të koordinohet puna mes të tre këtyre sektorëve, për përballimin e situatës dhe për pritjen e pacientëve, - i tha agjencisë NOA, zëdhënësja e QSUT, SOnila Isaku.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë pritet të dalë një urdhër për dërgimin e ekipeve të mjekëve në Rrëshen dhe në Pukë.

Menjëherë pas ngjarjes, Ministria e Shëndetësisë vuri në dispozicion 2 helikopterë për transportimin e viktimave të ngjarjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

21.31 - Berisha në Spital Ushtarak (I plotë)

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot pasdite të plagosurit e aksidentit tragjik rrugor të një autobusi të linjës Durrës-Fushë Arrëz që u rrëzua në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz.

Pas vizitës së të plagosurve në Spitalin Ushtarak në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e qeverisë për të ndihmuar të gjithë të plagosurit.

Ai theksoi: Janë 16 të tjerë të plagosur me trauma të shkallëve të ndryshme, por ndër ta ka që po luftojnë në shtratin e reanimacionit me vdekjen, që janë në gjendje të rëndë. Janë marrë dhe po merren të gjitha masat, që tu jepet ndihma më e mirë e

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›