E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjent, Aksident në Fushë Arrëz, bie në humnerë autobusi, deri tani 7 të vdekur

Rrëshen, 17 korrik, NOA - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, kur një autobus me pasagjerë në bordin e tij ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

Autobusi sikundër mësohet nga vendngjarja ka rënë nga humnera në ujërat e lumit Fan.

Lartësia nga prej është rrëzuar autobusi është mëse 500 metra mbi nivelin e detit.

Autobusi ishte nisur nga Tirana.

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje dhe urgjencës spitalore ende nuk bëhet i ditur numri i viktimave nga ky aksident.

Në autobus mësohet të ketë patur edhe fëmijë.

Mendohet se situata e keqe e motit ka devijuar nga rruga autobusin duke bërë që ai të rrëzohet në humnerë.

mit/NOA

Raportim minutë pas minute

Gjegjan, Pukë, 17 Korrik 2010 NOA Përditësimi i fundit 18.42-

Zyrtare: 10 të vdekur

Dhjetë persona kanë gjetur vdekjen në aksidentin e sotëm në rrugën kombëtare Rrëshen-Fushë Arrëz. Klejda Plangarica, zëdhënëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i konfirmoi Agjencisë NOA se janë dhjetë të vdekur, ku tetë persona u konfirmuan të pajetë në vendngjarje kurse dy të tjerë gjenden të vdekur në spitalin e Pukës.

Sakaq, Policia e Shtetit flet dhe për afro 34 të plagosur, ku 14 janë në gjendje më të rëndë.

Në spitalin Ushtarak mbërrijnë 2 të plagosur

Kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës dy nga të plagosurit e tragjedisë rrugore të pasdites së sotme, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga ky spital.

Tragjedia, dyshohen 8 të vdekur e 14 të plagosur rëndë

Në tragjedinë rrugore të pasdites së sotme, dyshohet se janë të paktën tetë të vdekur kurse raportohet edhe për 14 persona të plagosur që në gjendje të rëndë janë dërguar në urgjencat spitalore. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimave.

Ministria e Brendshme: Po punojme ne vendngjarje

Ministria e Brendshme eshte duke marre masa per te mundesuar nje operacion shpetimi qe te mos rritet numri i viktimave, i thane agjencise NOA, burime zyrtare nga kjo ministri.

Berisha anulon inaugurimin e Shkozetit

Kryeministri Sali Berisha anulon axhendën e tij për shkak të tragjedisë rrugore ku raportohen rreth shtatë të vdekur në rrugën Rrëshën-Fushë Arrëz, i tha agjencisë NOA, zëdhënësja e shefit të Qeverisë, Erla Mëhilli.

Kryeministri vendosi të anulojë përurimin e rrugës së Shkozetit e planifikuar për pasditen e sotme dhe shkak për këtë anulim është aksidenti i rëndë i ndodhur në Fushë Arrëz, - deklaroi Mëhilli për agjencinë NOA.

Ministri i Shendetesise: Dyshohen 7 te vdekur

Dy persona te vdekur mberriten pak caste me pare ne spitalin e Rreshenit e bashke me ta edhe kater te tjere te plagosur ne gjendje te rende, konfirmoi Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ne nje prononcim per ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas z.Vasili, të paktën shtatë persona dyshohet të kenë gjetur vdekjen dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Gjegjan në rrethin e Pukës, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica, i tha agjencisë NOA se aksidenti ndodhi përgjatë rrugës Rrëshen-Fushë Arrëz.

Plangarica tha se ende nuk konfirmohet numri i përgjithshëm i personave që gjendeshin në autobusin me targa të Durrësit, që kryente itinerarin Rrëshen-Durrës kurse paraprakisht tha se dyshohen 6 të vdekur.

Autobusi sikundër mësohet nga vendngjarja ka rënë nga humnera në ujërat e lumit Fan.

Lartësia nga prej është rrëzuar autobusi është mëse 500 metra mbi nivelin e detit.

Autobusi ishte nisur nga Tirana. Në autobus mësohet të ketë patur edhe gra e fëmijë.

Mendohet se humbja e kontrollit nga shoferi, Zef Marku, ka devijuar nga rruga autobusin duke bërë që ai të rrëzohet në humnerë.

NOA Vijon...

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›