E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjike në Indi! Autobusi përplaset me murin, 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në Rajasthan Sikar të Indisë, ku si pasojë kanë humbur jetën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Siç shkruajnë mediet e huaja, një autobus është përplasur me murin e një tuneli.

Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin duke devijuar kështu nga rruga për të përfunduar në murin anësor të një tuneli. Pjesa e përparme e autobusit është dëmtuar plotësisht. Rreth 23 persona po marrin trajtim mjekësor të specializuar.

Ende nuk është konfirmuar nga autoritetet vendase se çfarë ka shkaktuar aksidentin e frikshëm. Kryeministri i Indisë Narendra Modi njoftoi se të afërmeve të të ndjerëve do u jepen 200,000 rupi indiane, ose 1,829£. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›