Trump prezanton planin për reduktimin e taksave, përfitojnë kujdestarët

Gjatë tubimit të tij në Madison Square Garden të Nju Jorkut, Trump bëri të ditur një tjetër politikë që ai do të ndjekë, nëse rizgjidhet president i SHBA-së.
Ai theksoi se do të mbështesë çdo person/kujdestar të prindërve të tyre që kanë nevojë për kujdestar apo të ndonjë të afërmi.
Trump tha se është koha që ata të njihen dher vlerësohen, pasi sipas tij, ata japin shumë kontribut jo vetëm për të afërmit e tyre por për të gjithë SHBA-në.
Kreditë tatimore, nënkuptojnë reduktimet e tatimit mbi të ardhurat.
Propozimi është pjesë e një grupi më të gjerë të reduktimeve dhe shkurtimeve të taksave që ka propozuar Trump, duke përfshirë asnjë taksë mbi punën jashtë orarit ose përfitimet e sigurimeve shoqërore për të moshuarit./vizionplus.tv