Tragjike në Ksamil/ Po kryente manovër parkimi, babai godet aksidentalisht për vdekje vajzën 4-vjeçare

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të dielë (9 gusht) në Ksamil. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se teksa po kryente manovër parkimi pranë një plazhi në Ksamil, babai ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeç.
Si pasojë e përplasjes, e mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq, grupi hetimor po ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i plotë:
Ksamil/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, 4 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/