E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Kuzhe peson hemoragji cerebrale

Trajneri i Kombetares shqiptare Josip Kuzhe pesoi nje hemoragji cerebrale vetem tete dite para zhvillimit te ndeshjes zyrtare me Bosnje-Hercegovinen per eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit 2012 te programuar per me 8 tetor ne Qemal Stafa.

Gjendja e kroatit eshte shume e rende dhe ai u shtrua urgjentisht ne Spitalin Amerikan te kryeqytetit ku po mbahet ne kujdes te rrepte dhe te vazhdueshem nga mjeket.

Federata Shqiptare po ben te gjitha perpjekjet per te mundesuar nje trajtim mjekesor jashte shtetit.

Trajneri Kuzhe publikoi diten e enjte listen zyrtare te lojtareve te thirrur per ndeshjet kunder Bosnje-Hercegovines 8 tetor dhe Bjellorusise 12 tetor ne Minsk.

Mjeket deklaruan se Kuzhe ndodhet ne pavijon por jo ne reanimacion nderkohe qe si opsion eshte dergimi i tij ne Zagreb te Kroaci atje dhe ku jeton trajneri i Kombetares shqiptare.

Ky eshte rasti i dyte ne keto vitet e fundit qe nje trajner i huaj i Kombetares shqiptar eshte ndodhur ne nje gjendje jo te mire shendetesore perpara nje ndeshje nderkombetare.

Tre vite me pare ish-trajneri kroat Oto Baric u semur rende para ndeshjes zyrtare me Sllovenine ne mars te vitit 2007 nje ndeshje e zhvilluar ne Shkoder perpara se plakushi te ndermerrte nje udhetim historik te jashtezakonshem nga Lubjana ne Sofje ne barazimin e bujshem me Bullgarine.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 30 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›