E Diel, 1 Nëntor 2026

Barca ngrin ne Rusi Interi shkrin Verderin

www.gazetaret.com - Interi tregoi forcen e tij si kampioni ne fuqi i Europes teksa zikalterit shkrine Verder Bremenin me rezultatin bindes 4-0. Sulmuesi kamerunas Samuel Etoo shenoi nje triplete nderkohe qe fantazisti holandez Uesli Shnajder kompletoi triumfin e djemve te Rafa Benitezit duke qetesuar psikologjikisht edhe presidentin Masimo Morati.

Ne ndeshjen tjeter te grupit A Totenhemi fitoi 4-1 kunder holandezeve te Tventes ku protagonist per ekipin anglez ishte dhe Rafael van der Varti si me humbjen e penalltise 41 shenimin e golit te pare 47 dhe kartonin e kuq 61. Rusi Pavlyucenko realizoi nje dygolesh ne ate takim. Gbale firmosi 4-1. Per Tventen golin e nderit e shenoi Cadlli duke fiksuar 2-1 e perkohshem. Interi dhe Totenhemi kryesojne me nga kater pike.

Ashtu sic kishin premtuar modestet e Rubin Kazanit u shnderruan ne macen e zeze e Barcelones duke barazuar 1-1 me gjigantin spanjoll e duke dale te pathyer ne tre takimet historike me katanalasit. Kapiteni i Rubinit Noboa shenoi me penallti ne minuten e 30-te duke entuziazmuar tifozet ruse nje ndeshje te zhvilluar ne temperatura te ftohta. Golin e barazimit per Barcelonen e shenoi David Vija 30 minuta me pas po ne te njejten me menyre pas penalltise se fituar nga Andres Iniesta. Edhe pse trajneri Guardiola hodhi ne fushe Lionel Mesin rezultati nuk ndryshoi. Sezonin e kaluar Rubin Kazani barazoi pa gola ne shtepi por fitoi 2-1 ne Barcelone.

Kopenhageni fitoi 2-0 ne Athine me Panathinaikosin duke marre kryesimin e grupit D. Ne grupin B Lioni fitoi 3-1 ne Izrel Hapoel Tel Avivin. Shalke fitoi 2-0 me Benfiken. Ne grupin C Mancesteri fitoi 1-0 me Valencian ne Spanje dhe po me kete rezultat fitoi edhe Rejnxhersi me Bursaporin.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure 29 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›