E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Slaven Biliç futet në planet e Çelsit

Londër - Slaven Biliç është kandidatura më e fundit për të zëvendësuar Gus Hindinkun në drejtimin e skuadrës së Çelsit. Këtë lajm e bën të ditur “The Sun”, e cila i referohet kontakteve të drejtorit ekzekutiv të Çelsit, Peter Kenyon, me trajnerin kroat.

Biliç ka një kontratë me kombëtaren kroate deri në vitin 2010, por një ofertë nga klubi i Çelsit do të ishte tepër joshëse për të. Trajneri aktual i londinezëve, Gus Hidink, është duke e ndihmuar intensivisht klubin e tij në këtë pistë, pasi ai është një mik i afërt me Biliçin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›