Tirana-Vllaznia edhe një herë përballë njëra-tjetrës
Tiranë - Tirana dhe Vllaznia do të vihen edhe një herë sot përballë njëra-tjetrës për të përcaktuar njërën nga finalistet e Kupës së Shqipërisë. Dy gjigantët e futbollit shqiptar janë duke luftuar njëra-tjetrën edhe në Super Ligë, gjë që e bën më interesante përballjen e sotme.
Ndeshja e parë në Shkodër përfundoi në barazim 0-0. Edhe dy takimet e zhvilluara për kampionat kanë përfunduar në barazim. Përballja e sotme pritet të fillojë në orën 18:30 në stadiumin kombëtar “Qema Stafa”.
Të dyja tifozeritë janë përgatitur të shpalosin një dekor të mrekullueshëm në shkallët e stadiumit për të ndezur më tepër atmosferën.
Klubi shkodran ka vendosur dhjetë autobusë falas për tifozët, dhe një numër i madh tyre pritet të vijnë me makina private.
Ndërkohë, edhe tifozët e Tiranës do të jenë të mirë organizuar, pasi prej ditësh kanë bërë thirrje për mbështetjen e ekipit të tyre.