E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi rinovon kontratën me FSHF-në

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Alban Bushi do të jetë trajneri i Kombëtares U-21 deri në fund të vitit 2026.

Federata e Futbollit njofton sot se ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi dhe se marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026.

Alban Bushi, i cili drejton Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane.

Sipas FSHF, ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive.

Kombëtarja U-21 vazhdon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për përgatitjen e tyre për ekipin e parë Kombëtar.

FSHF shprehet se rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›