Trajneri i Njukasëllit, Kinnear shtrohet në spital
Birmingam - Joe Kinnear, trajneri i Njukasëllit, ka pësuar një gjendje të fikëti, dhe është shtruar në një spital të Birmingamit përpara sfidës së programuar për sot me Uest Bromin.
Klubi njofton se ndaj trajnerit janë marrë të gjitha masat për shëndetin e tij. Trajneri 62-vjeçar është vizituar fillimisht nga mjekët e skuadrës dhe më pas është dërguar në një spital për shërbim më të specializuar. Në pankinën e Njukasëllit në ndeshjen e sotme do të jetë zëvëndësi i tij, Chris Hughton.