E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri i Santos, tregon se ku do të kaloj Neymar

Trajneri i skuadrës braziliane Santos, Mauricio Ramalho ka thënë se të gjithë skuadrat që përmenden për të ardhmen e Neymar janë spekulime sepse ai do të kaloj në Barcelonë.

Ramalho në një intervistë për një radio braziliane tha se ai e do Barcelonën dhe se ajo skuadër do ti përshtatej atij."Unë nuk e di se deri kur Neymar do të qëndroj tek ne. Unë vetëm dua të ju them që kur Neymar të largohet nga Santos, ai do të kaloj te Barcelona.

Ai e do Barcelonën dhe dilemat për të ardhmen e tij në ndonjë skuadër tjetër, janë spekulime. Unë besoj se Barcelona është skuadra që i përshtatet më mirë sepse luan futboll të bukur dhe të shpejtë. Besoj se ai do të jetë një legjendë në Barcelonë siç kanë qenë brazilianët tjerë si Ronaldo, Romario e Rivaldo" deklaroj Ramalho./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›