E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trajneri i Senegalit i sëmurë, por do të jetë kundër Anglisë

Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse nuk ka mundur të marrë pjesë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Anglisë në Kupën e Botës për shkak të sëmundjes. Cisse, i cili ka qenë i sëmurë dhe ka ethe, mungoi gjithashtu në stërvitjen e skuadrës të premten. Por ai planifikon të jetë në pankinë të dielën kur Senegali do të përballet me Anglinë në raundin e 16-shes në stadiumin Al Bayt. “Ai ka qenë i sëmurë për disa ditë dhe dje na la të zhvillojmë stërvitjen me udhëzimet e tij”, tha ndihmës trajneri i Senegalit, Regis Bogaert.

“Le të shpresojmë që nesër të jetë në pankinë. Jemi të sigurt se do të jetë atje në orën 20:00 me ekipin”, shtoi ai. Anglia është favorit për të kaluar në çerekfinale, por Boagaert beson se më shumë rezultate befasuese në Kupën e Botës të këtij viti mund të frymëzojnë Senegalin. Mesazhi është i fortë. “Ne kemi parë që Kamerunin të mposhtë Brazilin dhe Tunizia mundi Francën, kështu që ne e dimë se Senegali mund të mundë Anglinë. Kjo është ajo që ne synojmë. Ky është një mesazh i rëndësishëm”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›