E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhaka, polemika me fanellën: Nuk ka asnjë sfond politik

Granit Xhaka e gjeti veten në qendër të një tjetër polemike pasi veshi një fanellë me ‘Jashari’ në shpinë pas fitores 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë në Doha të premten. Por veprimet e tij mund të tërheqnin vëmendjen e FIFA-s.

Në festimet pas ndeshjes, Xhaka ka veshur një fanellë me emrin ‘Jashari’. I pyetur më pas se çfarë do të thoshte, mesfushori i Arsenalit pohoi se ishte për anëtarin e skuadrës së Zvicrës, Ardon Jashari.

Xhaka tha: “Nuk ka asnjë sfond politik për të. Ardon është pjesë e skuadrës sonë dhe ne kalojmë shumë kohë së bashku. I thashë nëse fitonim do të vishja fanellën e tij”.

Xhaka ishte një figurë kyçe gjatë takimi. Ai gjithashtu shkaktoi një përleshje në pjesën e dytë që pa stolin e Serbisë të futej në fushë pasi bëri një gjest, që mendohet se ishte në drejtim të portierit zëvendësues Predrag Rajkovic, jeta personale e të cilit ka qenë objekt spekulimesh këtë javë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›