E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri kërcënohet me vdekje, ikën nga kombëtarja e Namibisë

SUEDI- Trajneri suedez Roger Palmgren u largua nga drejtimi i kombëtares së Namibisë në futboll pas kërcënimeve me vdekje. “Për shkak të kërcënimeve me vdekje ndaj tij dhe familjes së tij, lajmërojmë se Palmgren nuk është më selektor i Namibisë”, - thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Namibisë. Suedezi e mori drejtimin e ekipit më 2 maj, ndërsa ekipin e udhëheqi në dy ndeshje, kundër Zambisë dhe Malavit. Të dy ndeshjet kishin përfunduar pa gola. 

Namibia gjendet në vendin e tretë të Grupit F të kualifikimeve për Kupën e Botës nga Afrika me 4 pikë, nga 4 ndeshje dhe është me shumë pak shanse të triumfit në grup, që do t’i siguronte asaj pjesëmarrje në xhiron e tretë kualifikuese për Botërorin “Brazil 2014”. Është një rast i paprecedentë që ka tronditur botën e futbollit.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›