Përfshihet nga flakët një automjet në qendër të Korçës
KORCE – Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina tip ‘Benz’, me targa KO6947B, ka marrë flakë teksa ishte parkuar në qendër të qytetit.
Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.
(er.nu/BalkanWeb)
Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.
(er.nu/BalkanWeb)