E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trajneri “vjedh” vëmendjen e të gjithëve në Kupën Libertadores, shfaqet i veshur me kostum dasme

Skuadra nga Ekuadori, Barcelona SC mundi 3-0 Korinthiasin, në ndeshjen e Kupës Libertadores. Përtej rezultatit, ra në sy trajneri i Barcelonës, Segundo Alehandro Kastijo.

Kastijo “vodhi” vëmendjen e të gjithëve, teksa kishte veshur një kostum të bardhë, diçka që rrallëherë mund të shihet në një ndeshje futbolli.

Faqja zyrtare e Kupës Libertadores, ka përfituar nga rasti, për të bërë një postim special. “Luks? Stili i Segundo Kastijo, trajner i Barcelonës SC: ja si duket një ndeshje e Libertadores”- shkruhet aty.

– ¿Por qué tan elegante, Segundo Castillo?

– Porque es noche de CONMEBOL #Libertadores

Para el técnico de @BarcelonaSC. pic.twitter.com/lUJUc7uwDe

— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) March 6, 2025

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›