E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trajnimi “Fire Phobia”, Vengu: Rritja e kapaciteteve njerëzore në FA, një proces i pandalshëm

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Investimi në rritjen e kapaciteteve njerëzore është një proces i pandalshëm në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka pohuar sot se ky proces kërkon kohë dhe përkushtim, ndërsa “energjitë janë të fokusuara në rritjen profesionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes ka ndarë momente nga trajnimi “Fire Phobia”, ku efektivët e batalionit Komando, pjesë e kontingjentit KFOR 07 Pejë, Kosovë, u certifikuan për aftësitë e tyre.

“Të asistuar nga instruktorët hungarezë në Bazën Novo Selo në Kosovë, efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë po hedhin kështu një hap më tej drejt rritjes profesionale, që përkthehet në më shumë siguri në terren”, pohon ministri Vengu.

Nga trajnimi Fire Phobia i efektivëve të batalionit Komando, pjesë e kontingjentit KFOR 07 Pejë... 1 nga 9

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›