Trajtimi i imunitetit

Qofte edhe per shkak te kontekstit te pergjithshem dhe debateve politike si dhe shqetesimeve qe prezantojne organizmat nderkombetare ne raportet e tyre per Shqiperine imuniteti eshte nje institut qe meriton te trajtohet seriozisht ne te gjithe problematiken e tij shoqeruar me nevojen per ndryshime ne definimin e tij ligjor
Nga Ina Rama
Do preferoja ta nisja kete pershendetje me nje falenderim. Nje falenderim qe i shkon fillimisht te gjitha organizmave nderkombetare OPDAT EURALIUS USAID OSBE ICITAP e PACA te cilet kane iniciuar kete proces teper te rendesishem ne drejtim te permiresimit te kuadrit ligjor qe lidhet me drejtesine penale ne vendin tone ne menyre te vecante ne Kodin e Procedures Penale.
Duke qene te ndergjegjshem per nje nivel te kenaqshem te kuadrit ligjor ne fuqi ne vendin tone per ligje te miratuara pergjithesisht ne ndjekje te modeleve te mira te vendeve me demokraci te konsoliduar natyrshem lind nevoja per ndryshim e permiresim te ketij kuadri si nje element i qasjes se sistemit tone te drejtesise drejt atij evropian.
Gjykoj se nevoja per ndryshime ne kete kuader eshte tashme nje realitet i maturuar plotesisht. Kodi i Procedures Penale i miratuar ne vitin 1995 dhe hyre ne fuqi ne vitin 1996 me gjithe ndryshimet e pesuara nga viti ne vit ne teresine e tij shfaq nevojen per ndryshime te cilat per shkak te shtrirjes se tyre ne te gjithe fushen e zbatimit te tij mund te konsiderohen si te tilla qe prekin vete kodin ne teresi.
I gjithe ky proces ndryshimesh me te drejte duhet te nise nga evidentimi i problemeve. Me te drejte evidentimi i problemeve duhet te behet ne radhe te pare nga ata qe zbatojne cdo dite kete ligj pra gjyqtare prokurore avokate apo oficere te policise gjyqesore.
Sigurisht qe problemet qe duhen evidentuar e qe kerkojne zgjidhje jane te shumta e te shumellojshme ato do te jene pjese e diskutimeve e debateve ne keto tryeza dhe me gjere. Une do te preferoja te ndalesha ne disa problematika te ndeshura ne menyre te spikatur vecanerisht ne ushtrimin e funksioneve te nje prokurori per ushtrimin e ndjekjes penale.
Qofte edhe per shkak te kontekstit te pergjithshem dhe debateve politike si dhe shqetesimeve qe prezantojne organizmat nderkombetare ne raportet e tyre per Shqiperine imuniteti eshte nje institut qe meriton te trajtohet seriozisht ne te gjithe problematiken e tij shoqeruar me nevojen per ndryshime ne definimin e tij ligjor.
Pavaresisht nga fakti se imuniteti eshte nje institut kushtetues ne Kodin e Procedures Penale ai mundet te pesoje ndryshime te natyres kufizuese te cilat i japin mundesi prokurorit te zhvilloje hetime ndaj nje personi me imunitet. Prokurori duhet te jete i lire te kryeje hetime duke perdorur metodat speciale te hetimit edhe ndaj nje personi me imunitet ne menyre qe te mundet te mbledhe ato prova te cilat mund te merren vetem gjate nje hetimi te fshehte.
Nje aspekt i parregulluar ne Kodin e Procedures Penale mbetet fakti i ecjes se afateve te parashkrimit te ndjekjes penale per personat qe kane imunitet gjate kesaj periudhe. Ne qasje edhe te parashikimeve te legjislacioneve te ngjashme keto afate duhet te pezullohen ne kete kuptim me qellim shmangien e institutit te pandeshkueshmerise per shkak te pasjes se imunitetit dhe lenies se mundesise se organeve proceduese per ushtrimin e ndjekjes penale ne menyre te barabarte per te gjithe.
Nje problem tjeter i rendesishem eshte ai qe lidhet me te drejten e prokurorit per te ushtruar ndjekjen penale. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ia njeh prokurorit kete detyre Kodi i Procedures Penale duhet te garantoje ne dispozitat e tij qe prokurori realisht te ushtroje kete funksion kushtetues e bazik per drejtesine.
Kodi i Procedures Penale perfaqeson normat qe rregullojne procesin e ushtrimit te ndjekjes penale ai garanton per vec te tjerave mbrojtjen e te drejtave te njeriut gjate ketij procesi nga abuzimi i forces shteterore. Per sa kohe qe keto te drejta shkelen procesi nuk eshte i drejte por qellimi i miratimit te ketyre normave eshte garantimi i vendosjes se drejtesise ne perfundim si nje element kyc per ekzistencen e shtetit te se drejtes.
Rastet e shkeljes se normave qe pengojne prokurorine te ushtroje ndjekjen penale duhet te jene te shprehura qarte bashke me konsekuencen perkatese. Ajo qe po haset rendom ne proceset gjyqesore penale sot eshte perdorimi pa kriter i moszbatimit te rregullave procedurale per te penguar zhvillimin e nje procesi gjyqesor normal ne zbatim te parimit te barazise se armeve dhe ne funksion te dhenies se drejtesise nga gjykata.
E shoh te drejte qe ne kete proces konsultimesh rast pas rasti keto problematika duhet te evidentohen dhe te tentohet drejt modifikimit te permbajtjes se tyre ne menyre qe interpretimi i tyre te jete sa me afer atij literal.
Nuk eshte vendi per te hyre ne diskutime teknike megjithese do te preferoja ta beja kete ajo qe cmoj si te nevojshme ne parim eshte fakti se per shkak te qendrimeve te ndryshme te praktikes gjyqesore ne lidhje me pasojat qe prodhon shkelja e nje rregulli te procedures eshte e nevojshme qe vete ligji te marre persiper te parashikoje qartazi pasojen qe prodhon shkelja e nje rregulli te caktuar sepse secila pale duhet te dije per shkak te ligjit se cilat jane te drejtat e saj ne nje proces penal pertej detyrimeve respektive.
Parimi i gjykimit te panderprere cmohet si nje element i cili duhet te garantohet realisht nepermjet ndryshimeve ligjore qe duhet ti behen Kodit te Procedures Penale. Organi procedues duhet te kete realisht mekanizma ligjore efikase per te ushtruar funksionet e tij ne zbatim te ketij parimi.
Afati i hetimeve paraprake rezulton nje institut qe ka nevoje te pesoje ndryshime. Pergjithesisht afatet hetimore jane shume te shkurtra dhe nuk lene mundesi per zhvillimin e hetimeve proaktive e komplekse.
Kemi hasur vazhdimisht praktiken gjyqesore me problematiken e saj me qendrime te ndryshme per ceshtje te ngjashme. Vazhdimisht eshte ndjere nevoja e njehsimit te praktikes gjyqesore e unifikimit te saj per ceshtje te ndryshme. Pavaresisht nga praktika qe ka krijuar e vazhdon te krijojne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte cmoj se eshte e nevojshme mbledhja e tyre ne menyre incidentale e iniciuar kjo edhe nga kerkesat e prezantuara nga prokuroria.
Mbeshtetur ne nevojat qe prodhon praktika e perditshme per qendrime te unifikuara ne te gjithe sistemin dhe per me teper te njohura nga gjykata njohja e prokurorit te Pergjithshem te se drejtes per te thirrur Kolegjet e Bashkuara me qellim unifikimin e praktikes gjyqesor do te ishte zgjidhja e nje sere problematikave qe hasen ne hetim per te cilat nuk ka nje qendrim te unifikuar. Qellimi eshte i zbatimit te drejtesise ne menyre te njellojte per te gjithe ne cdo faze te procesit penal. Ky element do te ndihmonte ne shmangien e nje sere problemesh qe lidhen me standardizimin e trajtimit te ceshtjeve.
Koha ime si pershendetese po mbaron e kam te veshtire te shkepus veten ne te gjithe kete diskutim nga te qenit juriste jo vetem prokuror i Pergjithshem. Si juriste ndihem me fat qe propozimet per ndryshime po paraprihen nga nje proces gjitheperfshires i te gjithe grupeve te interesit qe ata po kane mundesine te bejne prezent qendrimet e tyre rreth asaj qe pritet te ndodhe. shte nje hap teper pozitiv qe jam e bindur do te prodhoje nje produkt te qendrueshem ne te cilin do te gershetohen me se miri legjislacioni ne fuqi me nevojat e sistemit te drejtesise per permiresim si dhe me praktikat me te mira nderkombetare.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme