Trajtimi i kancerit në lëkurë

Ekspertët thonë se heqja e kancerit të lëkurës në fazën fillestare zakonisht ofron prognoza të mira, por sapo tumori fillon të përhapet, shanset e pacientëve për të mbijetuar janë të pakta.
Në vitin 2009, në Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan më shumë se 68 mijë raste të reja të kancerit të lëkurës. Melanoma kur fillon të përhapet është e vështirë për t'u trajtuar, por një mënyrë e re trajtimi tregon se tumori i melanomës u zvogëlua shumë tek 80 për qind e pjesmarrësve në studim. Rezultatet u publikuan në Revistën Mjekësore të Nju Englandit, raporton VoA.
Më shumë se 8600 amerikanë vdiqën nga melanoma vitin e kaluar. Melanoma njihet si një kancer me shumë pak mundësi për t'u trajtuar. .
Studimi, megjithëse jo mjaft i gjërë, tregoi se një terapi të re e quajtur PLX4032, e zvogëlon tumorin në mënyrë të dukëshme tek 80 për qind e pacientëve me Melanoma në fazë të avancuara.

Shkencëtarët pranë institutit Sloane Kettering për kërkime në fushën e kancerit thonë se rezultatet janë mbresëlënëse, por është herët të thuhet nëse trajtimi do të ketë efekte afatgjate. Ata thonë se deri tani janë zhvilluar dy faza trajtimi dhe ata ndodhen në përgatitjet e fundit për fazën e tretë përfundimtare.