E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, 2 aksidente 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

BERAT- Dy aksidente me pasojë një të vdekur dhe 7 të plagosur kanë ndodhur gjatë orëve të natës së të hënës duke u gdhirë e marta, në akset rrugore të qarkut të Beratit.

Në aksin Berat- Lushnje një makinë tip Benz është përplasur me taksi një orë pas mesnatës së të hënës, për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur. Policia thotë se aksidenti ndodhi rreth orës 01.00 pranë fshatit Poshnje. Nga përplasja ka mbetur i vdekur drejtuesi i taksisë Bektash Sula ndërsa ka mbetur i plagosur i biri Rexhepi.

Po në qarkun e Beratit një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Policia vendase thotë se furgoni me pasagjerë po shkonte në Llixha, dhe se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë nisur veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidenteve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›