E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, në zgjedhje votuan 25 mijë shqiptarë

25 mijë shqiptarë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi. I ftuar në studion e RTV "Ora News", deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se pjesë e votimeve kanë qenë edhe mijëra shqiptarë. "25 mijë shqiptarë votuan në Greqi në zgjedhjet parlamentare. Nuk di të them se për kë ka qenë vota e tyre, por di të them se 25 mijë shtetas shqiptarë kanë qenë pjesë e votimeve", tha deputeti i PS-së.
Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Greqi u shpall lideri i PASOK, George Papandreou.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›