Traktati i Lisbonës para sfidës çeke
Çekia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar ende traktatin nga blloku prej 27 anëtarësh, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi.
Gjykata Kushtetuese e vendit do të dëgjojë argumentat e një grupi senatorësh që thonë se Traktati i Lisbonës do të krijojë një super-shtet, duke cënuar kështu sovranitetin çek.
Senatorët gëzojnë përkrahjen e presidentit të vendit, Vaclav Klaus, i cili është kundërshtar i hapur i traktatit.
Gjykata çeke ka marrë disa peticione gjatë ditëve të fundit dhe disa vëzhgues besojnë se, për të marrë vendim, gjyqtarët do të kenë nevojë për më shumë se një ditë.