Trans ndash Adriatiku te shtunen prezantimi i projektit shqiptar

Tirane 30 shtator 2011 NOA - Tre kompani te medha nderkombetare qe operojne ne fushen e gazit do te paraqesin neser perpara autoriteteve te Azerbajxhanit projektet e tyre per ngritjen e rrjetit te transportit te gazit natyror nga deti Kaspik drejt Evropes.
Njeri nga keto 3 projekte ai Trans-Adriatik parashikon qe nje degezim i rrjetit te gazsjellesit te kaloje edhe ne vendin tone.
Perfaqesues te TAP-it per Shqiperine pohojne se projekti qe mban firmen e Shqiperise ka shtrirjen me te shkurter dhe eshte me i realizueshmi financiarisht.
Mbeshtetja e dhene nga 2 kompani lider boterore ne fushen e energjetikes krijon me shume kapacitett financiar dhe teknik per realizimin e projektit sipas standardeve te percaktuara nga banka evropiane per rindertim dhe zhvillim.
Projekti trans-Adriatik mund te sjelle gaz permes nje rruge te re duke krijuar keshtu mundesi te reja per gazifikimin e vendeve te tjera ne rajonin e Evropes jug-lindore perfshire ketu edhe Shqiperine.
Me nje gjatesi prej 520 kilometrash tubacionet do te kalojne nga Greqia ne Shqiperi e per te perfunduar ne Itali. Ai do te mundesoje transportin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt kontinentit evropian.
a.q/NOA