E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS con ne Kuvend propozimet per tatimin e vleres se shtuar

Tirane 4 tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj ndash Partia Socialiste ka derguar sot ne Kuvend draft- propozimin per tatimin e vleres se shtuar TVSH.
Keshtu PS propozon qe ilacet te perjashtohen nga TVSH dhe te mos tatohen produktet e grurit.
Ne kushtet e problemeve serioze me deficitin dhe borxhin publik sovran te ekonomise tone po ashtu si dhe te shume ekonomive rajonale apo me gjere propozimi i grupit parlamentar te PS eshte nje perpjekje serioze per te rritur efikasitetin e administrates tatimore uljen e evazionit te madh fiskal dhe mundesimin e luftes ndaj korrupsionit me qellim dhe ne funksion te rritjes se konsumit dhe uljes se varferise ne vend thuhet ne materialin derguar sot Kuvendit.

Sipas PS-se pershkallezimi i TVSH-se me 0 10 dhe 20 teknikisht nuk duhet te sjelle probleme ne zbatim pasi vendosja e kasave fiskale duhej tashme te kishte ulur ne menyre te dukshme evazionin fiskal ne te gjitha hallkat. Nevojat per mallrat vaj sheqer oriz plotesohen te gjitha nga importi dhe pergjysmimi i TVSH-se per keto mallra do te sillte nje efekt ne buxhetin e shtetit jo me te madh se 18 mld leke. Ndersa tatimi me 0 TVSH i grurit miellit bukes qumeshtit dhe vezeve do te kete nje efekt jo me shume se 19 mld leke.
Efektet financiare pasoje e kesaj nisme ligjore mund te perballohen nga te ardhurat e siguruara nga dhenia e licenses se II te 3G nje kompanie te telefonise mobile por edhe nga permiresimi i administrit fiskal e vecanerisht uljes se evazionit fiskal.

Ndryshimet kryesore qe PS propozon te behen ne ligj jane

Pas nenit 24/1 te shtohet neni 24/2 me kete permbajtje

Furnizimi per grurin miellin buken qumeshtin vezen jane furnizime qe tatohen me 0 TVSH dhe furnizimi per vajin sheqerin dhe orizin jane furnizime te tatueshme ne masen 10 duke filluar nga dt. 1 janar 2012.

Pas nenit 24/2 te shtohet neni 24/3 me kete permbajtje

Furnizimi i barnave dhe sherbimeve shendetsore nga institucionet shendetsore publike dhe private eshte furnizim i perjashtuar duke filluar nga dt. 1 janar 2012.

Pika 2 e nenit 30 te hiqet.

Kuptimi i neneve te propozuara eshte qe furnizimet me mallrat baze te shportes konsumatore miell buke qumesht veze dhe ilace jane sherbime te tatuara ne masen 0 TVSH ndersa furnizimet me vaj sheqer dhe oriz jane furnizime te tatueshme ne masen 10 te TVSH-se.

Projektligji i propozuar eshte ne perputhje me Kushtetuten si dhe me legjislacionin fiskal qe ka lidhje me te. Konkretisht projektligji eshte ne perputhje me nenin 4 te ligjit nr. 9920 date 15.09.2008 Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise.
a.q/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›