E Diel, 1 Nëntor 2026

Transferimi i Veliajt në Fier, Toni Gogu: Përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Në përgjigjen dërguar drejtuesve të dy komisioneve parlamentare Bledi Çuçit, të Sigurisë dhe Fatmir Xhafës, kryetar të Komisionit për Mbikqyrjen institucionale, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, është shprehur se ka urdhëruar inspektim për rastin e transferimit të papritur të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, dy ditë më parë.

Ministri po ashtu mësohet të ketë vënë në dukje se Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, është përgjegjëse direkte sipas ligjit për transferimin e të paraburgosurve apo të dënuarve.

Në deklaratën e djeshme, Drejtori i Burgjeve, bënte të ditur se në 12 ditët e fundit ishte urhdëruar 24 transferime. Mesohet se ministri Gogu, nuk është kufizuar vetëm në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, por e ka shtrirë inspektimin mbi të gjitha lëvizjet e urdhëruara nga Drejtoria e burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›